Ndërlidhjet

Obama sot inauguron muzeun në kujtim të 11 Shtatorit


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti amerikan Barak Obama do të marrë pjesë sot në hapjen solemne të muzeut Kombëtar dhe memorialit të ndërtuar në kujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit.

Muzeu nëntokësorë është ndërtuar në vendin ku ka qenë Qendra Botërore e Tregëtisë.

Rreth 3 mijë persona ishin vrarë më 11 shtator 2001 kur aeroplanët e rrëmbyer kishin goditur kullat binjake.

Presidenti Obama dhe familjarë të viktimave do të jenë me rastin e hapjes së muzeut që përkujton ngjarjen dhe viktimat e saj.

Në muze do të tregohet historia e 11 shtatorit përmes zërit të fundit të viktimave, përmes fotove të personave që ranë nga kullat binjake por do të ekspozohen edhe objekte duke përfshirë edhe orën e dorës së një pasagjereje e cila ishte ballafaquar me rrëmbyesit e Al-Kaidës.

Muzeu së bashku me sheshin përkujtimor, do të hapet për publikun më 21 maj.
XS
SM
MD
LG