Ndërlidhjet

Aktakuzë për vrasje ndaj drejtuesve të anijes së përmbysur


Ilustrim
Ilustrim
Kapiteni dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes që është përmbytur muajin e kaluar në brigjet e Koresë së Jugut, po akuzohen për vrasje.

Ahn Sang-don, prokuror i rastit, tha sot se 11 anëtarët e tjerë të mbijetuar të ekuipazhit të anijes “Sewol” janë të akuzuar për veprën penale të neglizhencës.

Pjestarët e ekuipazit janë hetuar pasi që ata kishin arritur të iknin nga anija që po fundosej duke lënë pasagjerët të fundoseshin.

Anija “Sewol” ishte e mbingarkuar dhe po udhëtonte shumë shpejt në një kthesë kur ajo u fundos më 16 prill.

Më shumë se 300 pasagjerë mendohet se kanë vdekur në këtë tragjedi, shumca nga ta, nxënës të një shkolle të mesme.

Një muaj pas katastrofës, 281 trupa janë gjetur ndërsa 23 të tjerë, ende konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG