Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti debaton për akuzat e narkotrafikut


Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët demokratë, kërkojnë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të largohet si përgjegjës, për narkotrafikun.

Ndërsa deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Socialiste në emër të mazhorancës kërkojnë që të mbështet prokuroria në punë e saj, dhe mos të përdoret politikisht kjo ngjarje.

Sipas tyre, historia e narkotrafikut nuk nisi me qeverisjen socialiste pasi transporti I drogës dhe kultivimi i lëndëve narkoptike në Shqipëri, ka ekzistuar edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme.

Punimet e parlamentit po ndiqen nga protestuesit që janë mbledhur përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë në përgjigje të thirrjes së opozitës për një protestë kundër qeverisë, ku kërkohet largimi i kryeministrit.

Përpara se të niste debate në parlament, kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha foli përpara protestuesve duke deklaruar se kjo protestë do të vazhdojë deri sa të zbardhet e vërteta për çështjen e narkotrafikut.

Ai akuzoi sërish kryeministrin Rama si përgjegjës për situatën e trafikut të drogës në vend.

Sipas akuzës shqiptare një avion privat, me pilot italian, pritej të transportonte një sasi prej 400 kg drogë në Itali në datën 10 maj nga plazhi i Divjakës.

Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me këtë ngjarje.

Mes protestuesve janë edhe të larguarit nga puna në administratë nga qeveria e re, ish të përndjekur, si dhe përfaqësues të sindikatave të Shqipërisë.

Në duar protestuesit mbajnë parulla si “ Rama ik”, “Shqipëria drejt Europës dhe jo drejt Kolumbisë”, “Integrim”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG