Ndërlidhjet

Grupi i Kontaktit diskuton për të ardhmen e Afganistanit


Ilustrim
Ilustrim
E ardhmja e Afganistanit do të diskutohet në konferencën e Grupit të Kontaktit, që do të mbahet sot në Tokio.

Mbledhja e Grupit të Kontaktit për Afganistan dhe Pakistan në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga rreth 50 vende, po ndiqet edhe nga zëvendësministri i jashtëm afgan, Ershad Ahmadi.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm në kohën kur janë organizuar zgjedhjet presidenciale, dhe në lidhje me reduktimin e pranisë ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të, deri në fund të këtij viti.

“Është e rëndësishme të pranohet se lufta nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Ahmadi në hapje të takimit.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, citon një zyrtarë japonez të ketë thënë se gjatë takimit do të diskutohet për aspektin financiar dhe për ndihmën e perëndimit në të ardhmen, për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG