Ndërlidhjet

logo-print

OSBE-ja mirëpret bisedimet në Ukrainë


Didier Burkhalter

Didier Burkhalter

Misioni i OSBE-së e ka mirëpritur nisjen e dialogut të parë kombëtar të Ukrainës për reformën kushtetuese dhe qetësimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Ministri i jashtëm zviverian Didier Burkhalter, i cili është kryeses aktual i misionit të OSBE-së, ka thënë se takimi i së mërkurës në Kiev ka përmbajtur diskutime konstruktive që kanë shfaqur angazhim dhe vendosëmri, për të përmirësuar situatën në lindje të Ukrainës.

Në bisedimet e mbajtura në Kiev kanë marrë pjesë ish-udhëheqës, zyrtarë të qeverisë, ligjvënës ukrainas por jo edhe përfaqësuesit e pro-rusëve nga rajonet në lindje.

Burkhalter ka shfaqur shpresën se “një dialog gjithpërfshirës kombëtarë” do të ndihmojë në stabilizimin e situatës politike në prag të zgjedhjeve presidenciale që janë caktuar të mbahen më 25 maj.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, në fjalën hyrëse të takimit të së mërkurës në Kiev, ka thënë se Ukraina është e gatshme që të bisedoj me seperatistët, por ka thënë se nuk do të përkulen përballë shantazheve të tyre.

Ndërkohë, agjencia ruse Interfax, citon një burim nga Ministria ukrainase e mbrojtjes, sipas të cilit, një ofenzivë kundër seperatistëve në Kramatorsk, është në proces.
XS
SM
MD
LG