Ndërlidhjet

Portreti i Malala Yousafzai shitet për 102 mijë dollarë


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Portreti i aktivistes pakistaneze e cila i ka mbijetuar sulmit të talibanëve, Malala Yousafzai, është shitur në një ankand në New York për 102 mijë e 500 dollarë.

Portrei është punuar nga artisti britanik Jonathan Yeo, i cili e ka pikturuar vajzën e mbijetuar në vitin 2013, pasi që ajo kishte filluar të shkonte në shkollë në Birmingam të Anglisë.

Piktura është shitur më 14 maj në një ankand në Christie të New York.

Paratë nga shitja do të shkojnë për të financuar shkollimin e femrave në Nigeri.

Malala ishte qëlluar në kokë nga talibanët, derisa po po kthehej nga shkolla, në luginën Suat në Pakistan, në tetor të vitit 2012.

Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog në të cilin përshkruante jetën nën presionet e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj për edukimin e vajzave.

Yeo tha se përmes portreit, ka paraqitur “fuqinë dhe urtësinë e madhe” të një vajze kaq të re.
XS
SM
MD
LG