Ndërlidhjet

logo-print

Balotazhi në Afganistan më 14 qershor


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan, ka konfirmuar sot se përfundimisht në këtë vend do të mbahet një balotazh në mes të dy kandidatëve për president, pasi që asnjëri nga ta, nuk ka arritur që të siguroj 50 për qind të votave.

Komisioni i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se balotazhi do të mbahet në mes të ish-ministrit të jashtëm Abdullah Abdullah dhe ish-ekonomisitit të Bankës Botërore Ashraf Ghanit.

Balotazhi do të mbahet më 14 qershor.

Rezultatat përfundimtare të raundit të parë tregojnë se Abdullah kryeson me 45 për qind të votave derisa Ghanit ka siguruar 31.6 për qind të tyre.

Në raundin e parë të zgjedhjeve në Afganistan, që janë mbajtur më 5 prill, tetë persona kanë kandiduar për presidentë.

Presidenti i ri do ta zëvendësoj presidentin aktual Hamid Karzai, i cili sipas kushtetuës afgane, nuk ka pasur të drejtë të kandidojë për një mandat të tretë.
XS
SM
MD
LG