Ndërlidhjet

Plagoset në Kiev kreu i diasporës së Azerbajxhanit


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësi i Kongresit të diasporës së Azerbajxhanit në Ukrainë, Rovshan Tagiev, është plagosur sot pas një sulmi ndaj tij në Kiev të Ukrainës.

Mediat në Azerbajxhan citojnë të afërm dhe kolegë të Tagiev, të kenë thënë se persona të panjohur me një veturë pa tebela e kanë qëlluar sot Tagliev në qendër të qytetit të Kievit.

Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Makina e cila ishte përdorur nga sulmuesit është gjetur në Kiev ndërsa në momentin e gjetjes ajo po digjej në flakë.

Tagiev është dërguar në spital pas plagëve të marra.

Gjendja e tij shëndetësore është kritike por jashtë rrezikur për jetë.
XS
SM
MD
LG