Ndërlidhjet

Plaqkiten fabrikat vietnameze gjatë protestave kundër Kinës


Ilustrim
Ilustrim
Gjatë protestës në Vietnam kundër vendosjes së një tubacioni të naftës nga ana e Kinës në një zonë të diskutueshme të Detit të Kinës jugore, turmat e protestuesve kanë djegur dhe plaqkitur disa fabrika që janë në pronësi të Vietnamit.

Në protestën e 14 majit në provincën Bing Duong, kanë marrë pjesë rreth 20 mijë persona.

Qeveria e krahinës ka njoftuar se grupet e njerëzve i kanë sulmuar fabrikat duke menduar se ato janë fabrika kineze por shumë nga to sipas qeverisë nuk ishin kineze por ishin vietnameze, tajvaneze apo të Koresë së jugut.

Trazirat e mbajtura në parqet industriale afër qytetit Ho Chi Minh, janë protestat më serioze të mbajtura në Vietnam në vitet e fundit.

Në anën tjetër, vetëm gjatë vitit 2013, Kina i ka investuar miliarda dollarë në Vietnam ndërsa llogaritet si partneri më i madh tregëtar i Vietnamit.
XS
SM
MD
LG