Ndërlidhjet

Një i vrarë nga gjuajtjet në kufirin afgano-pakistanez


Ilustrim
Ilustrim
Një shkëmbim i zjarrit ka ngjarë në orët e para të ditës së sotme në mes të rojeve të kufirit të Afganistanit e të Pakistanit me ç’rast ka mbetur i vdekur së paku një pjesëtar i rojeve afgane.

Luftimi për afro dy orë, ka ngjarë në kufirin jugor të provincës Kandahar të Afganistanit.

Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Zia Durrani, ka njoftuar se të shtënat kanë filluar kuer rojet kufitare të Afganistanit kanë vërejtur se homologët e tyre pakistanezë po e ngritnin një pikë kontrolli në territorin afgan.

Durrani ka njoftuar se të dyja palët i kanë përdorur automatikët dhe granata-hedhësit.
Zyrtari policor i Pakistanit Asif Yusufzai. ka thënë se forcat pakistaneze janë përgjigjur vetëm pas sulmit nga ana e rojeve afgane.

Yusufzai, tha se forcat pakistaneze po ndërtonin një pikë kontrolli në anën pakistaneze kur ata janë sulmuar.

Nuk janë dhënë informacione të tjera në lidhje me viktimat potenciale.
XS
SM
MD
LG