Ndërlidhjet

Bondsteel: Hetime për reshteren e vrarë Heidi Ruh


Kampi Bondsteel, foto nga arkivi

Kampi Bondsteel, foto nga arkivi

Mediat në Shtetet e Bashkuara po raportojnë për vrasjen e reshteres amerikane Heidi Ruh, trupi i pajetë i së cilës është gjetur të premten që shkoi, më 9 maj, në një shteg vrapimi në Kampin e forcave amerikane Bondsteel, afër Ferizajt.

Rrethanat e vdekjes së saj janë ende të paqarta.

Familjarët e saj citohen të kenë thënë se kanë shumë pak informacione për vrasjen e 32 vjeçares, nënë e dy fëmijëve, 8 dhe 11 vjeç.

Scott Ruh, i ati i rreshteres së ndjerë, ka thënë për ABC7 se “e tëra që dihet, është se Heidi është qëlluar për vdekje” dhe se autoritetet ushtarake amerikane janë duke zhvilluar hetime mbi këtë rast.

Para se të zbarkonte në Kosovë në kuadër të njësisë për kujdes mjekësor në shkurt të këtij viti, Heidi Ruh kishte shërbyer në Afganistan.
XS
SM
MD
LG