Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Maxhini, diskutojnë për sigurinë e zgjedhjeve


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të caktuara për t’u mbajtur me 8 qershor.

Në një komunikatë për media nga presidenca thuhet se “presidentja Jahjaga dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, theks të veçantë vunë në çështjen e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe garantimin e votës së lirë”.

Presidentja Jahjaga, ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të lira dhe të ndershme si dhe gjithëpërfshirëse dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të plotë të të gjithë mekanizmave të sigurisë në Kosovë për të garantuar një proces të qetë dhe të mirë zgjedhor, thuhet mes tjerash në komunikatën e presidencës.

Kurse, drejtori i përgjithshëm, i policisë Shpend Maxhuni, ka njoftuar presidenten për të gjitha përgatitjet që po i bën Policia e Kosovës për procesin e zgjedhjeve dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë dhe ato për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, thuhet në fund të komunikatës.
XS
SM
MD
LG