Ndërlidhjet

​Sudan: Një grua dënohet me vdekje për heqje dorë nga Islami


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë sudaneze e ka dënuar një grua me varje, për shkak të heqjes dorë nga besimi fetar islam, duke u martuar me një burrë të krishterë.

"Të kemi dhënë tre ditë afat për të ndërruar mendje, por ti insiston se nuk do t’i kthehesh Islamit. Të dënoj me varje”, ka thënë njëri nga gjykatësit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ambasadat perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut në Sudan kanë bërë thirrje të respektohet e drejta e gruas shtatzënë për të zgjedhur besimin e saj fetar.

Mediat vendore raportojnë se dënimi nuk do të zbatohet deri në dy vjet pas lindjes së foshnjës.

Sudani është i banuar me shumicë myslimane dhe udhëhiqet nga ligji islamik.
XS
SM
MD
LG