Ndërlidhjet

Forcat e sigurisë në Ukrainë shkatërruan dy baza të kryengritësve


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria ukrainase, thotë se forcat e saj të sigurisë, kanë shkatërruar dy baza të përdorura nga separatistët pro-ruse në lindje të vendit.

Presidenti Oleksandr Turchynov tha sot se forcat e sigurisë, shkatërruan gjatë natës një bazë të kryengritësve pranë Slovyanskut.

Ai tha se ushtarët tani kanë në kontroll një zonë pesë kilometërshe rreth një kullë televizive në jug të qytetit, që ishte uzurpuar nga separatistët.

Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin shkatërruar edhe një baze tjetër jashtë qytetit afër Kramatorskit dhe kanë arrestuar tre "seperatistë".

Luftimet e reja nisën një ditë pasi qeveria filloi një "dialog kombëtar" për shtendosjen e krizës.

Në këto bisedime nuk janë përfshirë “seperatistet” Qeveria thotë se nuk do të bisedojë me “separatistët, derisa ata nuk i dorëzojnë armët. Këta të fundit thonë se qeveria duhet të tërheqë fillimisht trupat e saj.
XS
SM
MD
LG