Ndërlidhjet

Franck Ribery i ekipit gjerman të futbollit Bayern Munich ka kritikuar politikën e rotacionit të trajnerit Pep Guardiola.

Në revistën Kicker, Ribery citohet të ketë thënë se “ndonjëherë luan, ndonjëherë rri ulur në bankë, e ndnjëherë rri edhe në shtëpi.

Kjo është një situatë e re për cilindo prej nesh. Personalisht, kam nevojë të luaj. Mund të më duhet ndonjë pushim i shkurtër pas pesë ose gjashtë ndeshjesh, por jo pas një ndeshjeje”.

Ribery, i cili ka luajtur edhe me lëndime, ka bërë gjithsejt 22 paraqitje në 34 ndeshje të Bundesliga-s kët sezon; në nëntë prej tyre ishte zëvendësim.
XS
SM
MD
LG