Ndërlidhjet

Kerry e paralajmëron Rusinë “Lejoje Ukrainën që të votojë”


Sekretari amerikan John Kerry

Sekretari amerikan John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry i ka kërkuar sot Rusisë që të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

Në të kundërtën, Kerry ka paralajmëruar se mund të vihen sanksione më të ashpra për ekonominë ruse.

Kerry, derisa ka folur në Londër, pas një takimi të ministrave të jashtëm nga shtetet aleate të Evropës, ka thënë se mesazhi për Rusinë është “Lejoje Ukrainën që të votojë”.

Në qoftë se Kremlini tenton të dëmtoj zgjedhjet në Ukrainë, që janë caktuar për datën 25 maj, Kerry ka thënë se janë dakorduar me homologët evropianë, që do të pasojnë sanksionet ndaj Moskës, përkatësisht sanksione që përfshijnë minierat dhe gazin.
XS
SM
MD
LG