Ndërlidhjet

Vritet një kinez e plagosen më shumë se 100 në Vietnam


Ilustrim

Ilustrim

Një trazirë që ka shpërthyer në një fabrikë të çelikut në Vietnam e ka lënë të vdekur një kinez ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar.

Trazurat vdekjeprurëse kanë shpërthyer sot në një fabrikë tajvaneze në provincën Ha Tih.
Ky është incidenti i fundit që ka ngjarë në kuadër të protestave anti-Kinë që po mbahen në Vietnam.

Tensionet mes Kinës dhe Vietnamit, kanë qenë çdo herë të pranishme, por ato janë shtuar tashmë kur Kina ka vendosur që ta vëjë një rezervuar nafte në ujrat e diskutueshme në Detin jugor të Kinës.

Qindra kinezë, sipas policisë kanë ikur nga Vietnami pas fillimit të trazirave.

Kina e ka akuzuar Vietnamin se po bashkëpunon me protestuesit.

Vietnami në anën tjetër, protestat i ka cilësuar si “legjitime” por ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave të ashpëra me qëllim të qetësimit të situatës.
XS
SM
MD
LG