Ndërlidhjet

Barroso kërkon nga Rusia që të mos bëj presion mbi Moldavinë


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha sot se presioni i Rusisë ndaj Moldavisë është i papranueshëm.

Ai e ka rikonfirmuar angazhimin e BE-së për të nënshkruar marrëveshjen e asocijimit me Kishinau, më 27 qershor.

Me qëllim të luftimit ndaj embargove ruse, Baroso ka njoftuar se Komisioni do të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesës së qeverisë moldave e cila ka kërkuar që t’i lejohet të eksportoj më shumë fruta dhe perime nga vendi i tij në Bashkimin Evropian.

Kjo masë sipas Barrosos, është e rëndësishme për fermerët që kanë ferma të vogla në Moldavi.

Barroso ka thënë se më 12 qershor, do të qëndroj në Kishnau, me qëllim që të marrë pjesë në hapjen e një konference për investime.
XS
SM
MD
LG