Ndërlidhjet

Afganistan: Abdullah dhe Ghanit në balotazh për president


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit, ka konfirmuar se një raund i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet serish për presidencën afgane, pasi që asnjë kandidat nuk fitoi një shumicë absolute.

Komisioni Zgjedhor i Afganistanit tha sot se balotazh do të jetë në mes të ish-Ministrit të Jashtëm Abdullah Abdullah dhe ish-ekonomistit të Bankës Botërore Ashraf Ghanit.

Raundi i dytë do të mbahet më 14 qershor.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregojnë se Abdullah kryeson me 45 për qind të votave, deri sa Ghanit me 31.6 për qind.

Në raundin e parë në garë ishin tetë kandidatë për postin e presidentit.

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, do të largohet nga posti pas mandatin të tij dyvjeçar. Atij i është ndaluar me kushtetutë që të garoj sërish në një mandat të tretë.

Liderët perëndimorë e kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, duke e cilësuar si hap madhor në atë që do të jetë transferi i parë demokratik i autoritetit në këtë vend.
XS
SM
MD
LG