Ndërlidhjet

logo-print

Luftime midis ushtrisë dhe rebelëve në Slloviansk


Slloviansk

Slloviansk

Raportet nga Ukraina lindore thonë se forcat qeveritare dhe separatistët rebelë kanë zhvilluar luftime të ashpra në orët e para të ditës së sotme.

Ushtria ukrainase raportohet të ketë sulmuar me artileri pozicionet separatiste në periferi të Sllovianskut.

Për viktima nuk raportohet.

Ndërkohë, ultimatumi për Kievin që të tërheqë forcat, i dhënë nga komandanti i vetëshpallur i forcave rebele në Donjeck, Sergei Zdrilyuk, skadon sot.

Të enjten, sekretarti i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kritikuar Rusinë se nuk bën asgjë për të shtensionuar situatën.
XS
SM
MD
LG