Ndërlidhjet

Irani thotë se bisedimet bërthamore janë të vështira


Vjenë

Vjenë

Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet bërthamore me gjashtë fuqitë botërore në Vjenë, janë duke ecur përpara, por janë mjaft të vështira.

Palët zhvillojnë sot ditën e tretë dhe të fundit të negociatave.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania duan që Irani të pajtohet për zvogëlimin e aktiviteteve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ato shpresojnë që në fund të ditës së sotme të miratojnë tekstin e një marrëveshjeje të përhershme.

Këshilltarja për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice, ka thënë se Irani duhet të pajtohet për “aksione të verifikueshme”, ose nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare.
XS
SM
MD
LG