Ndërlidhjet

Lirohen pesë punëtorë të ndihmës në Siri


Siri

Siri

Pesë punëtorë perëndimorë të ndihmës, të mbajtur peng në Siri që nga muaji janar, janë liruar.

Ata i përkasin organizatës Mjekët pa Kufi dhe vijnë nga Belgjika, Danimarka, Suedia, Zvicra dhe Peruja.

Detaje për lirimin e tyre apo pengmarrësit nuk janë dhënë.

Rrembimi i tyre ka bërë që Mjekët pa Kufi të mbyllin një spital dhe dy qendra mjekësore në Siri.

Grupet xhihadiste, të lidhura me Al Kaidës, besohet se qëndrojnë prapa kidnapimit.
XS
SM
MD
LG