Ndërlidhjet

Partia opozitare fiton zgjedhjet në Indi


Indi

Indi

Rezultatet e para të zgjedhjeve në Indi tregojnë se partia opozitare Bharatiya Janata ka mposhtur Partinë e Kongresit, e cila ka mbajtur pushtetin për 13 vjet.

Komisioni Zgjedhor në Indi ka thënë Bharatiya Janata ka fituar shumicën e ulëseve për të formuar e vetme qeverinë.

Nëse këto rezultate do të jenë edhe finale, kjo do të jetë hera e parë që një parti fiton shumicën në Indi qysh në vitin 1984.

India, demokracia më e madhe në botë, ka mbajtur zgjedhjet gjatë gjashtë javëve të kaluara.
XS
SM
MD
LG