Ndërlidhjet

Pillay: Grupet e armatosura përgjegjëse për dhunën në Ukrainën lindore


Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay
Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay
Monitoruesit e OKB-së në Ukrainë, thanë se ka një "përkeqësim alarmant" të gjendjes së të drejtave të njeriut në pjesën lindore të vendit, ku raportohet për probleme serioze në pjesët e kontrolluar nga rusët e Krimesë.

Në raportin e lëshuar sot nga Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, thuhet se "ata që kanë ndikim në grupet e armatosura janë përgjegjës për shtimin e dhunës në Ukrainën lindore".

Pillay tha po ashtu se popullata në Tatar të Krimes, ka "probleme serioze” nga ngacmimet dhe frikësimet.

Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se në raport mungon objektiviteti dhe se është plot me standarde të dyfishta.

Konstatimet janë përfshirë në raportin mujor të OKB-së mbi krizën, i cili është prezantuar sot në Gjenevë.

Dhuna vdekjeprurëse midis separatistëve dhe forcave pro-ukrainase ka lënë këtë muaj dhjetëra të vrarë në lindje dhe në jug.
XS
SM
MD
LG