Ndërlidhjet

Hagel premton: Irani s’do ketë armë bërthamore


Jerusalem, 16 maj 2014.
Jerusalem, 16 maj 2014.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “çfarë iu duhet të bëjnë” për të parandaluar Iranin nga krijimi i armëve atomike.

Pas takimit në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Hagel ka thënë:

“Dua t’ju siguroj juve kryeministër dhe popullin e Izraelit për angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë Iranin nga krijimi i armës bërthamore”.

Netanyahu, në anën tjetër, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet t’i lërë “ajatollahët të fitojnë”.
XS
SM
MD
LG