Ndërlidhjet

Shqetësim për mungesë përparimi në bisedimet me Iranin


Vjenë

Vjenë

Një zyrtar i lartë amerikan ka shprehur shqetësim për mungesën e përparimit në negociatat midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Zyrtari, i cili ka dashur të mbetet anonim, i ka bërë këto komente në ditën e fundit të raundit treditor të bisedimeve, që po zhvillohet në Vjenë.

Ai ka thënë se Irani ka ende disa “vendime të vështira” për të ndërmarrë.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania duan që Irani të pajtohet për zvogëlimin e aktiviteteve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG