Ndërlidhjet

logo-print

Diaspora me Union të bizneseve në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, të përkrahur edhe nga organizatat të tjera ndërkombëtare në Prishtinë, ka nis punën Forumi për themelimin e Unionit të bizneseve nga diaspora.

Sipas ministrive përkatëse, qëllimi i këtij forumi është krijimi i Unionit të bizneseve të diasporës.

Në këtë forum, do të marrin pjesë më shumë se 59 afaristë dhe drejtues të kompanive më të fuqishme të diasporës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Diasporës, në këtë forum që do të zgjas tri ditë do të jenë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Diasporës ajo e Tregtisë dhe Industrisë, dhe përfaqësues të tjerë.
XS
SM
MD
LG