Ndërlidhjet

Bisedimet e ardhshme për Ukrainën më 17 maj


Ilustrim
Ilustrim
Rrethi i ardhshëm i bisedimeve që kanë qëllim shtensionimin e situatës në lindje të Ukrainës do të mbahet më 17 maj në Kharkiv.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryetari i parlamentit, Ruslan Koshulynskyi, por nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në bisedime.

Qeveria e Ukrainës ka mbajtur rrethin e parë të bisedimeve më 14 maj në Kiev.

Në to kanë marrë pjesë zyrtarë qeveritarë, ish-liderë dhe ligjvënës, por jo edhe separatistët pro-rusë që po zhvillojnë kryengritje në lindje të Ukrainës.

Qeveria ka thënë se separatistët fillimisht duhet të dorëzojnë armët. Bisedimet janë pjesë e një strategjie të OSBE-së për qetësimin e krizës.
XS
SM
MD
LG