Ndërlidhjet

OJQ-të kërkojnë respektim të komunitetit LGBT


Ilustrim
Ilustrim
Kosova do të shënoj Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Në një komunikatë për media nga një grup i organizatave joqeveritare është thënë se “e rëndësishme është që të theksojmë që pikërisht kjo ditë është zgjedhur që të kujtohet heqja e homoseksualitetit nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve mendore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 17 Maj 1990”.

Në komunikatë thuhet se “Kosova ka bërë progres në këtë drejtim duke siguruar mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit Lesbike Gej Biseksual dhe Transgjinor (LGBT) me anë të ligjeve të ndryshme duke përfshirë ndalimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe duke ndëshkuar më ashpër ata të cilët nxisin urrejtje ose sulmojnë dikë për shkak të perceptimit apo orientimit seksual”.

Megjithatë, zbatimi i këtyre ligjeve ende mbetet i dobët dhe në shumë raste të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT mbeten të pa plotësuara, thuhet mes tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG