Ndërlidhjet

Jahjaga takoi kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Kosovë.

“Presidentja Jahjaga në takim me zotin Peci, tha se po zhvillon takime me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Ajo tha se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Kosovë, duhet të jenë të lira, demokratike e gjithëpërfshirëse dhe se duhet të garantohet një proces i drejtë dhe i sigurt zgjedhor”, thuhet në një komunikatë për media nga presidenca.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci thuhet në komunikatë e njoftoi presidenten Jahjaga për përgatitjet që po bën institucioni i tij për zgjedhjet dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet e tjera për të pasur një proces të sigurt zgjedhor.
XS
SM
MD
LG