Ndërlidhjet

BE-ja ndihmon Serbinë e Bosnjën nga përmbytjet


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij për mbrojtje të civilëve, për t’i ofruar ndihmë Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në përballimin e përmbytjeve.

Serbia ka nevojë për pompa uji me kapacitet të lartë dhe ekipe që operojnë me to, ndërsa Bosnja ka kërkuar helikopterë dhe varka me motorë për evakuimin e banorëve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Përmbytjet janë pasojë e shirave të furishëm që kanë nisur qysh më 13 maj.

Në Serbi tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një figuron i zhdukur.

Serbia ka kërkuar dhe ka marrë ndihmë edhe nga Rusia.
XS
SM
MD
LG