Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës kundër protestuesve në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Policia turke ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion kundër mijëra demonstruesve në lindje të qytetit Soma, ku rreth 300 minatorë kanë humbur jetën të martën.

Demonstruesit kanë brohoritur slogane antiqeveritare.

Protesta ka ndodhur pasi operatorët e minierës së shembur kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë mohuar çdo neglizhencë në lidhje me fatkeqësinë.

Nga aksidenti i 13 majit, 18 njerëz vazhdojnë të mbesin të zhdukur, 363 janë larguar, ndërsa 122 janë plagosur.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një defekt i energjisë elektrike.
Në Turqi ka pasur protesta antiqeveritare gjatë tre ditëve të kaluara, të cilat fajësonin qeverinë.
XS
SM
MD
LG