Ndërlidhjet

Gandhi pranon humbjen në zgjedhjet e Indisë


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e Partisë së Kongresit në Indi, Sonia Gandhi dhe djali i saj Rahul, kanë pranuar përgjegjësinë personale për humbjen e partisë në zgjedhje.

“Dua të filloj duke uruar qeverinë e re. Ajo ka marrë mandatin nga populli i vendit tonë. I uroj qeverisë së re të gjitha të mirat”, ka thënë Rahul Gandhi.
Rezultatet preliminare kanë treguar se partia opozitare Bharatiya Janata është në rrugë për të fituar shumicën e ulëseve dhe, në këtë mënyrë, për të formuar e vetme qeverinë.

Nëse këto rezultate do të jenë edhe finale, kjo do të jetë hera e parë që një parti e vetme fiton shumicën në Indi qysh në vitin 1984.

Partia e Kongresit ka udhëhequr Indinë për 13 vjet.

India, demokracia më e madhe në botë, ka mbajtur zgjedhjet gjatë gjashtë javëve të kaluara.
XS
SM
MD
LG