Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia u del në ndihmë Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë, ka vendosur në mbledhjen e sotme që t’i dal në ndihmë Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë pas përmbytjeve.

Siç është bërë e ditur Maqedonia, do të dërgojë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë 75 specialistë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për të ndihmuar në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur në këto dy vende.

Përveç kësaj, Qeveria e Maqedonisë, do të dërgoj 45, pompa për të larguar ujin, nëntë varka, tre mijë batanije dhe ilaçe.

Përmbytjet janë pasojë e shirave të furishëm që kanë nisur qysh më 13 maj.

Në Serbi tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një figuron i zhdukur.
XS
SM
MD
LG