Ndërlidhjet

KQZ: Nuk ka afate shtesë për dorëzimin e listave


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, deklaruan për Radion Evropa e Lirë, se deri në orën 19:00 në KQZ, për certifikim kanë aplikuar 11 subjekte politike, një kandidat i pavarur, dy koalicione dhe katër iniciativa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar subjektet politike që të respektojnë afatin ligjor, duke thënë se nuk do të ketë afat tjetër shtesë për listat e partive.

Partia politika Aleanca Kosova e Re, gjatë ditës ka dërgua një kërkesë në KQZ për shtyrjen e afatit për dorëzimin e listave, por kjo kërkesë është refuzuar nga komisioni pas një mbledhje me anëtarët e saj.

Në mesnatë skadon afati zyrtar që partitë politike që të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 8 qershorit.
XS
SM
MD
LG