Ndërlidhjet

Sot në Ukrainë mbahet raund i ri i bisedimeve


Pamje nga bisedimet e 14 majit

Pamje nga bisedimet e 14 majit

Një rund i ri i bisedimeve me qëllim të zgjidhjes së krizës në Ukrainën lindore, është caktuar për tu zhvilluar sot.

Zyrtarët në Kiev kanë njoftuar se takimi do të mbahet në qytetin verilindor, Kharkiv.

Raundi i parë i bisedimeve është mbajtur më 14 maj në Kiev.

Zyrtarët qeveritarë, ish-udhëheqësit dhe ligjvënës kanë marrë pjesë në këto bisedime por në to nuk kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e seperatistëve pro-rusë.

Qeveria thotë se seperatistët, së pari duhet ti dorëzojnë armët e tyre e më pas të ulen me ta, që të zhvillojnë bisedime.

Seperatistët në anën tjetër, kanë thënë se nuk marrin pjesë në bisedime para se nga lindja e Ukrainës, qeveria ti tërheqë forcat e saj.

Bisedimet në Ukrainë po mbahen sipas një udhëzimi të OSBE-së, që ka për qëllim stabilizimin e situatës para zgjedhjeve të 25 majit, që pritet të mbahen në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG