Ndërlidhjet

Ndalohen tubimet publike në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësi i Krimesë, gadishull ukrainas i aneksuar në mars nga Rusia, i ka ndaluar të gjitha tubimet publike në këtë rajon, deri më datën 6 qershor.

Sergei Akseyonov, e ka përmendur dhunën në lindje të Ukrainës si arsye për vendimin të cilin e ka marrë më 16 maj.

Organi kryesor i tatarëve të Krimesë, Mejlis, e kishte organizuar një tubim për datën 18 maj në qytetin Simferopol, në kujtim të dëbimit të familjeve tatare në vitin 1944.

Shumë nga 200 mijë tatarët që ishin dëbuar nga republikat sovjetike, kishin vdekur rrugës për në mërgim.

Kryetari i Mejlis, Refat Chubarov, vemdimin e fundit për tu ndaluar mbajtja e tubimeve, e ka cilësuar si “akt çnjerëzor”.

Sipas tij, ka shumë gjasë që shumë tatarë nuk do ta respektojnë këtë vendim.

Presidenti rus Vladimir Putin, ditë më parë është takuar me udhëheqësin e tatarëve ku është zotuar se do të përmirësohet jeta e tatarëve, por kjo do të ndodhe nëse ata pranojnë që e ardhmja e tyre të jetë në një shtrat me Rusinë.
XS
SM
MD
LG