Ndërlidhjet

NATO-ja hapë zyre bashkëpunimi në Uzbekistan


Ilustrim
Ilustrim
Me qëllim të bashkëpunimit me vendet e Azisë Qëndrore, aleanca e NATO-s e ka hapur një zyre në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyreje të premtën në Tashkent, ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Azinë Qëndrore dhe Kaukazin, James Appathurai.

Appathurai, përmes telefonit i ka thënë shërbimit uzbek të Radios Evropa e Lirë, se zyra do të punoj me qëllim të lehtësimit të bashëpunimit në mes të aleancës dhe shteteve të Azisë Qëndrore.

“Ne nuk jemi këtu për të konkurruar me dikë ose për ti bërë presion dikujt për të ndryshuar orentimin politik”, ka thënë ai.

Uzbekistani është anëtare e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, që nga viti 1994.
XS
SM
MD
LG