Ndërlidhjet

Edhe tri viktima të reja nga virusi MERS


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët sauditë kanë njoftuar se edhe tre poersona kanë vdekur nga virusi MERS ndërsa numri i të vdekurve nga ky virus, ka arritur në 163.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se që nga rrasti i parë me Sindromin e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), 520 raste janë identifikuar deri më tani.

Tri viktimat e fundit, të trijat femra, kanë vdekur të premten.

Përhapja e sëmundjes e sidomos shpërthimi i saj në një spital në Jeddah, ka bërë që ministri i shëndetësisë të shkarkohet gjatë muajit të kaluar.

MERS është raportuar gjithashtu edhe në Egjipt, Jordani, Liban, Holandë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky virus i ka prekur kryesissht personat që e kanë vizituar Arabinë Saudite.

MERS është i ndërlidhur me virusin SARS, nga i cili në vitin 2003 kanë vdekur 800 njerëz në mbarë botën.

MERS tek pacientët shkakton kollitje, temperatura të larta, problem me frymëmarrjen dhe shpeshë mosfunksionim të veshkave.
XS
SM
MD
LG