Ndërlidhjet

Përfundojnë pa sukses bisedimet tri- ditëshe për Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Tri ditë të bisedimeve të Iranit së bashku me gjashtë fuqitë botërore, kanë përfunduar të premten pa sukses dhe kësisoji nuk është gjetur një zgjidhje në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Kryesuesi i delegacionit të Iranit, zëvendës ministrit i jashtëm Abas Aranchi, ka njoftuar se dallimet janë shumë të mëdha për fillimin e hartimit të një marrëveshjeje përfundimtare.

Por sipas tij, bisedimet do të vazhojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e arritjes së një marrëveshje gjatë raundit tjetër që do të mbahet më 20 korrik.

Bisedimet në mes të Iranit, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe SHBA-ve po mbahen me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të përhershme rreth programit bërthamorë të Iranit.
XS
SM
MD
LG