Ndërlidhjet

logo-print

19 të vrarë nga përleshjet e rivalëve në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur si rezultat i përleshjeve në mes të dy formacioneve rivale në lindje të Libisë.

Anëtarët e vetshpallur të Ushtrisë Kombëtare të Libisë të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, i kanë sulmuar bazat që i përkasin Ansar al-Sheriatit që është një grup tjetër militant në Bengazi.

Dhuna e raportuar ka bërë që kryeministri i Libisë ta urdhëroj ushtrinë e rregullt që të vendosë nën kontrollë çdo grup të armatosur.

Në Benina, autoritetet e kanë mbyllur aeroportin për shkak të tensionimit të situatës.
XS
SM
MD
LG