Ndërlidhjet

logo-print

Tre kinezë dënohen për përhapje të prostitucionit


Ilustrim

Ilustrim

Tre shtetas të Kinës janë dënuar në Kirgizi se po mbanin një bordel ilegal në Bishkek.

Gjykata më e lartë në Kirgizi i ka dënuar Xue Xuanje, Shu Fengwei dhe Yan Jian Rong me nga një vit burgim për veprën penale të nxitjes së prostitucionit.

Tre personat ishin arrestuar në muajin shkurt pasi që policia kishte zbuluar se një klub karaoke në Bishkek, po vepronte si shtëpi publike ku ishin të punësuara rreth 30 femra si kliente të prostitucionit.

Gratë e punësuara ishin kryesisht të huaja.

Gjatë kohës së po e prisnin gjykimin, tre tashmë të dënuarit, ishin mbajtur fillimisht në paraburgim e më pas në arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG