Ndërlidhjet

Pro-rusët e lirojnë me forcë të arrestuarin nga forcat ukrainase


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se seperatistët pro-rusë kanë arritur që ta lirojnë një udhëheqës të tyre, i cili ishte arrestuar sot nga forcat ukrainase teksa po kthehej nga Rusia.

Valerij Bolotov, udhëheqës i vetshpallur i Luhanskut, është arrestuar sot nga forcat ukrainase kufitare, teksa po kthehej në Luhansk nga Rusia.

Të paktën 100 persona të armatosur pas arrestimit e kanë sulmuar pikën kufitare dhe kanë shkëmbyer zjarrë me rojet e kufirit me ç’rast edhe Bolotov është liruar.

Bolotov kishte qenë në Rusi për tu shëruar nga plagët që i kishte marrë më 13 maj.

Ende nuk dihet nëse ka viktima si rezultat i shkëmbimit të zjarrit.

Incidenti ndodhi para fillimit të bisedimeve për normalizimin e situatës që do të mbahen sot në Krarkiv.
XS
SM
MD
LG