Ndërlidhjet

24 të vdekur e 100 të plagosur në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të vdekurve në Libi ka arritur në 24 persona ndërsa 100 të tjerë janë plagosur, si rezultat i një konflikti në mes të dy grupeve të armatosura rivale.

Anëtarët e vetshpallur të Ushtrisë Kombëtare të Libisë të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, i kanë sulmuar bazat që i përkasin Ansar al-Sheriatit që është një grup tjetër militant në Bengazi.

Dhuna e raportuar ka bërë që kryeministri i Libisë ta urdhëroj ushtrinë e rregullt që të vendosë nën kontrollë çdo grup të armatosur.

Në Benina, autoritetet e kanë mbyllur aeroportin për shkak të tensionimit të situatës.
XS
SM
MD
LG