Ndërlidhjet

Përfundojnë kërkimet në Turqi, 301 minatorë të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Numri i të vdekurve si rezultat i shpërthimit të minierës në Turqi, ka arritur në 301 persona.

Ekipet e shpëtimit gjatë ditës së sotme i kanë përfunduar kërkimet pasi që i kanë gjetur dy trupa të minatorëve, që besohet se janë viktimat e fundit të tragjedisë së 13 majit.

Ministri i Energjisë, Taner Yildiz, ka njoftuar se numri i viktimave ka arritur në 301 derisa nga tragjedia kanë shpëtuar 485 minatorë të tjerë.

Si rezultat i tragjedisë, ka pasur protesta të shuma të mbarë Turqinë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë më presion, për ti shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur më 16 maj, në qytetin ku ka ndodhur tragjedia, Soma.
XS
SM
MD
LG