Ndërlidhjet

Nxënësit dhe mësimdhënësit ankohen se në listat e pyetjeve të publikuara nga Ministria e Arsimit në internet ka një varg gabimesh gjatë përkthimit nga gjuha maqedonase në atë shqipe, po njëkohësisht një pjesë e tyre janë plotësisht të pakuptueshme dhe në kundërshtim me plan programin arsimor nga i cili kanë mësuar gjatë vitit përkatës.

Madje, një pjesë e pyetjeve janë të vështira për t’u zgjidhur në kohën e parashikuar për testim.

“Kemi disa vërejtje, pra ka pyetje të pakuptimta, pyetje të cilat nuk janë formuluar qartë dhe ne kemi pasur një afat kohor prej një jave që t’i shprehim vërejtjet tona, presim të publikohet versioni i fundit që të dimë sa janë eliminuar defektet”, thekson Kadri Agushi, drejtori i shkollës fillore Ismail Qemali të Shkupit.

Adelina Marku, prind, thotë se teksa ka kontrolluar një pjesë të pyetjeve me vajzën e saj e cila është klasa e 8 në shkollë fillore ndërkohë që disa pyetje janë aq të pakuptimta saqë as ajo si prind nuk arrin t’i zbërthejë gjersa një pjesë tjetër e pyetjeve siç thotë, ajo janë qesharake sa për të mos thënë komike.

“Edhe më skandaloze është mënyra se si është përcjellë koncepti I gjuhës, gjegjësisht semiotika e gjuhës nëse mund të flitet për semiotikë në vet pyetjet që janë përpiluar nga dikasteri I arsimit, do të thotë janë shkelur të gjitha kodet gramatikore sintaksore , por jo vetëm të gjuhës shqipe sepse jam e bindu se ka shumë gabime edhe në gjuhën maqedonase”, thekson Marku.

Ajo më pas thotë se bashkë këshillin e prindërve në klasën e vajzës së saj ndan mendimin se testimi ekstren ka më shumë mangësi dhe si i tillë është stresues për nxënësit.

“Kam përshtypjen se në Ministrinë e Arsimit testimi ekstern ka ardhur i ideuar pa kaluar në më shumë filtra të komisioneve përkatëse nga psikologët dhe pedagogët, të cilët do të vlerësonin se sa pyetje nevojiten për të vlerësuar dijen e një moshe të caktuar”, thekson Adelina Marku.

Por nga dikasteri i arsimit thonë se të gjitha vërejtjet që vinë çoftë nga këshillat e prindërve ose mësimdhënësit në vazhdimësi shqyrtohen nga Byroja për Arsim dhe të njëjtat ripërpunohen duke eliminuar të gjitha gabimet.

“Këtu unë rri mbrapa edhe si garanci se vërtet nëse ka vërejtje, komente sugjerime që janë përmbajtjesore logjike ne do të intervenojmë dhe do ti përmirësojmë. Thjesht të gjitha vërejtjet që do të adresohen tek dikasteri ynë do të shqyrtohen me vëmendje dhe të njëjtat do të eliminohen”, është shprehur zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri.

Nga ana tjetër ekspertët e arsimit thonë se kjo mënyrë e testimit është e gabuar me vetë faktin se arsimtarët janë nën presion të dënimeve nëse gjatë testimit eksern notat nuk përputhen me ato qe i kanë dhënë gjatë tërë vitit.

Kjo atyre iu lë pak hapësirë për të qenë kreativ dhe njëkohësisht të japin maksimumin për nxënësi më të mirë.

Pra është instaluar një super vlerësim i dijes, me atë që shteti merr rrolin e super arsimtarit, dhe njëkohësisht ka të drejtë të vlerësojë gjithçka”, thekson Nenad Novkoski ish ministër i Arsimit.

Ndryshe testimi ekstern këtë vit, i cili aplikohet për herë të dytë në Maqedoni, do të realizohet nga 2 deri më 10 qershor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
XS
SM
MD
LG