Ndërlidhjet

logo-print

Tatarët anulojnë tubimin e 18 majit


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesit e Tatarëve të Krimesë, kanë njoftuar se e kanë anuluar tubimin e paraparë në kujtim të 70 vjetorit të dëbimit të tyre nga Stalini.

Mejlis, organi kryesor i tatarëve të Krimesë, ka njoftuar për anulumin e tubimit, një ditë pasi që autoritetet në gadishullin e Ukrainës Krime, të aneksuar nga Rusia, i kanë ndaluar të gjitha aktivitetet publike deri më 6 qershor.

Në një deklaratë të lëshuar, Mejlis, ka njoftuar se do të anulohet tubimi i paraparë për datën 18 maj në Simferopol.

Deklarata iu bën thirrje tatarëve që këtë ditë, ta shënojnë në qendra fetare apo në forma tjera, por jo përmes tubimit publik.

Për vite të tëra, dhjetëra mijëra tatarë janë mbledhur në Simferopol për të kujtuar përvjetorin e përndjekjes.

Më 18 maj të vitit 1944, më shumë se 200 mijë tatarë ishin dëbuar nga regjimi i Stalinit, ndërsa shumë nga ta kishin vdekur rrugës për në mërgim.

Kombet e Bashkuara një ditë më parë, e kanë shfaqur shqetësimin e tyre në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet ruse në atë pjesë të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG