Ndërlidhjet

Jonathan: Boko Haram, Al-Kaida e Afrikës Perëndimore


Boko Haram
Boko Haram
Grupi militant Boko-Haram i cili i ka rrëmbyer më shumë se 200 vajza të shkollës së mesme në Nigeri, nuk është vetëm kërcënim lokal, por është Al-Kaida e Afrikës Perëndimore, ka thënë sot presidenti nigerian Goodluck Jonathan.

“Boko Haram nuk është më vetëm grup terrorist lokal, ajo është duke vepriuar në mënyrë të njëjtë sikurse Al-Kaida, pra kjo është Al-Kaida e Afrikës Perënimore”, ka thënë Jonathan gjatë një konference të mbajtur në Paris me udhëheqësit e Afrikës Perëndimore.

Presidenti nigerian e ka anuluar vizitën e paraparë për në qytetin Çibok, qytet në të cilin janë rrëmbyer vajzat tash e një muaj më parë.

“Ajo që na intereson tashmë, është që ti gjejmë vajzat. Vajzat nuk janë në Çibok”, tha udhëheqësi nigerian teksa e ka asyetuar anulimin e vizitës së tij në Çibok.

“Unë do ta vizitoj qytetin Çibok”, ka thënë ai pa e specifikuar datën se kur.

Ai, i ka hedhur poshtë zërat kritik të cilët kanë thënë se përgjigjja e autoriteteve nigeriane pas kidnapimit të vajzave, ka qenë e ngadalshme.

“Siç edhe do ta shihni, ushtria nigeriane do të përballet me ta. Definitivisht ne do ti mundim ata”, ka thënë Jonathan, teksa iu ka referuar grupit militant Boko Haram.
XS
SM
MD
LG