Ndërlidhjet

Siguria kërcënon zgjedhjet në Ukrainë


Ukrainë

Ukrainë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë ka shfaqur shqetësim se mund të jetë e pamundur mbajtja e zgjedhjeve presidenciale të 25 majit në lindje të vendit.

Komisioni ka thënë se nuk ka mundur të përgatitet për votimet në këtë rajon, për shkak të kërcënimeve dhe “aksioneve të paligjshme” të separatistëve, që kanë marrë kontrollin e qyteteve.

Ai i ka bërë thirrje Kievit që të marrë masa të menjëhershme për të garantuar siguri.

Perëndimi, në anën tjetër, i ka bërë thirrje Rusisë që të ushtrojë ndikimin e saj te separatistët dhe të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve në të gjithë Ukrainën.
XS
SM
MD
LG