Ndërlidhjet

Tatarët e Krimesë anulojnë tubimin


Krimeja

Krimeja

Tatarët e Krimesë kanë anuluar ceremoninë me rastin e 70-vjetorit të dëbimit të tyre nga Stalini.

Mejlis, organi vetëqeverisës i tatarëve, ka bërë publik vendimin pasi autoritetet në gadishullin e Ukrainës, të aneksuar nga Moska, kanë ndaluar të gjitha tubimet publike deri më 6 qershor.

Dhjetëra-mijëra tatarë mblidhen zakonisht në Simferopol, për të kujtuar 18 majin e vitit 1944, kur autoritetet sovjetike kanë nisur dëbimin e tatarëve të Krimesë në Azinë qendrore.

Shumë nga 200,000 të dëbuarit kanë vdekur gjatë rrugës së tyre për në ekzil.
XS
SM
MD
LG